Autoritetet në Gaza: Izraeli vijon të shënjestrojë spitalet
Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka bërë të ditur se Izraeli ka kthyer në objektiv spitalet dhe qendrat mjekësore në Rripin e rrethuar.
“Vijojnë shkeljet ndaj ekipeve mjekësore. Stafi mjekësor prej 130 vetash kanë humbur jetën”, tha Ashraf al-Qudra, zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, në një konferencë për shtyp.
“Okupatorët izraelitë vazhdojnë të godasin qëllimisht institucionet mjekësore. Pesëdhjetë e shtatë institucione mjekësore janë goditur deri më tani. Tridhjetë e dy qendra mjekësore janë jashtë funksionit për shkak të synimit ose mungesës së karburantit.
Spitali i Miqësisë Turko-Palestineze është shënjestruar drejtpërdrejt dhe një pjesë e tij është shkatërruar. Shumë nga pacientët me kancer pësuan sulme paniku për shkak të kësaj”, thuhet në deklaratën e autoriteteve në Gaza.