Autoriteti i Konkurencës duhet të jetë më i rreptë me zbatimin e ligjit
Puna e Autoritetit të Konkurencës përgjatë vitit 2023 ishte objekt i debateve në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.
Deputetet kërkuan një zbatim më të rreptë të ligjit si dhe përfundim të procedurave hetimore në kohe të arsyeshme.
Deputeti i opozitës Arbi Agalliu, me tonë të ashpra tha se autoriteti nuk ka guxim të mbylli hetimet, e për rrjedhojë tu përgjigjet ankesave të qytetarëve.
Kreu i Autoritetit të Konkurencës Denar Biba u shpreh se nevojiten ndryshime ligjore në mbrotje të konsumatorit.
Në përfundim komisioni propozoi 8 rekomandime të reja për Autoritetin e Konkurencës.