Autoriteti i Konkurrencës rekomandon :  AKEP të vendosë në rregullim tregun me pakicë të telefonisë celulare!

telefonise celulare

telefonise celulare

Autoriteti i Konkurrencës (AK) i rekomandoi të martën  Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) rregullimin e tregut me pakicë të telefonisë celulare në vend.

Autoriteti i Konkurrencës vlerëson se, në kushtet e ndryshimeve strukturore të ndodhura në tregun e telefonisë celulare, AKEP duhet të realizojë analizën e tregut të pakicës të tregut të telefonisë celulare për të ndërmarrë masat e nevojshme rregullatore për rregullimin e këtij tregu.

Që prej fillimit të vitit të kaluar, tregu i telefonisë celulare në vend ka vetëm dy operatorë, pas bashkimit me përthithje mes operatorëve One Telecommunications dhe Albtelecom, që erdhi si rezultat i blerjes së dy kompanive nga grupi hungarez 4iG.

Në analizën e tregut të telefonisë celulare AKEP vlerëson se kjo situatë shtron rreziqe për rritjen e çmimeve për shërbimet që ofrojnë, duke reduktuar përfitimet e konsumatorit.

AKEP gjykon se një treg me numër të kufizuar lojtarësh mund të mbetet konkurrues, vetëm nëse roli rregullator i fushës AKEP përforcohet në aspektin e ndryshimeve ligjore për ndërhyrjet paraprake, pasi një situate e tillë. Veçanërisht situata duopol në tregun celular, krijon rreziqe të reja për prezencën e sjelljeve bashkërenduese ndërmjet ndërmarrjeve në treg në dëm të konurrencës.

Sipas AKEP, sjelljet bashkërenduese mund të shfaqen kryesisht nëpërmjet strategjive të çmimit dhe rritjes së dyshemesë së çmimit për të njëjtin shërbim, përfshirë këtu edhe tarifimin e shërbimeve të tjera shtesë që impaktojnë drejtpërdrejtë shërbimin parësor të kontraktuar nga pajtimtari, shërbime të cilat janë jashtë sferës së rregullimit dhe fokusit të ndërhyrjeve ex-ante të rregullatorit të fushës.

Efekti potencial negativ në situatën duopol të krijuar, ndikohet edhe nga faza e maturimit të tregut celular, pasi beteja e mundshme për të ndryshuar bazën e pajtimtarëve në një treg ku nuk ka rritje të bazës së pajtimtarëve, do të fokusohet kryesisht për të njëjtën bazë konsumatore të cilën aktualisht e zotërojnë dy rrjetet.

Në thelb, AKEP duket se ndan të njëjtin mendim me Autoritetin e Konkurrencës, por lë të kuptohet se kuadri ligjor aktual nuk i mundëson instrumentet e nevojshme për të ndërhyrë në tregun me pakicë të komunikimeve celulare.

Qeveria shqiptare hodhi për konsultim ligjin e ri “Për komunikimet elektronike” vitin e kaluar, por ky ligj ende nuk i është paraqitur për miratim Kuvendit të Shqipërisë.

Autoriteti i Konkurrencës ka kërkuar disa herë në dekadën e fundit vendosjen në rregullim të tregut celular me pakicë. Por, AKEP e ka kundërshtuar vazhdimisht një rekomandim të tillë (të paktën deri në vitin 2020), me argumentin se testi i tre kritereve nuk e justifikonte një ndrhyrje të tillë.

Megjithatë, ulja e numrit të operatorëve dhe shqetësimet e shprehura nga AKEP në analizën e fundit të tregut celular tregojnë se ndoshta një lëvizje e tillë mund të merret në konsideratë.

( Marrë me shkurtime nga Monitor )

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.