Lajme

Autostrada Lezhë- Laç, aksident tragjik, përplasen 3 makina, humb jetën një shtetas, plagoset një tjetër

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë, i cili ndodhi të dielën në mbrëmje në aksin rrugor Lezhë-Laç, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Treshit”.

Burime nga vendi i aksidentit raportojnë për RTSH-24 se bëhet fjalë paraprakisht për të paktën 1 viktime dhe një të plagosur. Policia dhe një ambulancë ndodhen në vend ngjarje.

Sipas raportimeve, në aksident janë përfshirë 3 automjete, të cilat janë përplasur mes tyre, dy vetura dhe një fuoristradë. Nga përplasja, një prej mjeteve është dëmtuar rëndë dhe është përmbysur duke dal jashtë rrugës.

Sipas informacioneve të para, mjeti tip Opel, ku udhëtonte viktima, që është ende i paidentifikuar i moshës rreth 30 vjeç, ka qene duke kryer një parakalim kur është përplasur fillimisht me mjetin tip Ford. Pas kësaj ka goditur edhe një tjetër, makinë tip fuoristradë, e cila vinte përballë saj. Si pasojë e humbjes së kontrollit, makina është përmbysur në rrugë dhe nga plagët e marra drejtuesi i saj ka humbur jetën në vendngjarje.

“Rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Lezhë- Milot”, janë përplasur tre automjete. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje  drejtuesi i automjetit  tip “Opel”, ende i paidentifikuar. Ndërsa  shtetasi A. R., 23 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Ford” ndodhet nën kujdesit e mjekëve. Ndërkohë drejtuesi i automjetit tip “Toyota” ndodhet në vendngjarje. Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, njofton policia. 

Aksidenti i rëndë solli për pasojë edhe bllokimin e trafikut, ku radha e mjeteve u bë kilometrike.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

3 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

3 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

3 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

3 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

3 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

19 hours ago

This website uses cookies.