Avancimi i statusit të Kosovës në NATO, Nikolla: Sukseset e Republikës së Kosovës janë dhe të Shqipërisë
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përshëndet vendimin e AP të NATO-s për avancimin e statusit të Kosovës në anëtare të asociuar: Sukseset e Kosovës janë edhe të Shqipërisë!
“Votimi nga Asambleja Parlamentare e NATO-s i rekomandimit për avancimin e statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar të AP është një arritje e merituar.
Delegacioni i përhershëm i Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s do të vijojë të mbështesë e nxisë rritjen e rolit dhe kontributit të Kosovës për mbrojtjen e paqes.
Sukseset e Kosovës janë edhe të Shqipërisë dhe sukseset e Shqipërisë janë edhe të Kosovës”