TURISTJA GJERMANE
Aventura e rrezikshme i ka kushtuar jetën një turisteje gjermane në Theth e cila ka humbur jetën pasi u rrëzua në greminë. Viktima është një 31 vjeçare të cilës i ka rrëshkitur këmba, teksa ishte duke eksploruar zonën në këmbë së bashku me disa turistë të tjerë.31-vjeçarja u rrëzua në humnerë dhe nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve që pësoi gjatë rrëzimit. Salla operative e Komisariatit të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nëpërmjet një telefonate se shtetasja gjermane me iniciale R. P, 31 vjeçe, duke u ngjitur në mal, bashkë me një shtetas tjetër gjerman, në vendin e quajtur “Shpella e Harapit”, në fshatin Shalë, , kishte rrëshkitur dhe kishte rënë në greminë dhe si pasojë e dëmtimeve, ka humbur jetën.Shërbimet e Policisë janë nisur në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të specializuara, për të nxjerrë trupin e pajetë nga terreni i vështirë malor ku kishte rënë.Operacioni për nxjerrjen e trupit ka zgjatur për rreth 1 orë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Sportet e aventurës dhe eksplorimi i shtigjeve malore, shpesh i kanë kushtuar jetën turistëve një pjesë e të cilëve nuk kanë arritur të mbijetojnë, nga rënia në humnerë. Të shumtë janë edhe ata që disa herë kanë mbetur të bllokuar ,me orë të tëra derisa, është kryer edhe ndërhyrje me helikopter për shkak të terrenit të vështirë.
ava e 29-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të hënën dhe të martën.…
Si pjesë e projektit të rëndësishëm “100 fushat”, në Shtoj është përuruar fusha e re…
Talentet e “Elite Youth Development Academy” përjetuan një moment të veçantë gjatë një prej seancave…
Një zi e rëndë ka përfshirë Barcelonën ditën e djeshme. Klubi blaugrana humbi mjekun e…
Interi feston sot ditëlindjen e 117-të. Klubi zikaltër është themeluar në 9 mars të vitit…
Një mbrëmje magjike boksi ka ardhur drejtpërdrejt në RTSH Sport. Turneu “Anuar Fight Night 2”…
This website uses cookies.