Avioni me 62 pasagjerë rrëzohet në Kazakistan, raportohet për 28 të mbijetuar

rrëzohet në Kazakistan

Mbi 30 pasagjerë raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti ajror në Kazakistan, ndërsa 28 të tjerë janë transportuar në spital.

Avioni me 62 pasagjerë po fluturonte nga Azerbajxhani drejt Rusisë, kur u detyrua të bëjë një ulje urgjente në qytetin e Aktaut.

Nga hetimet paraprake, sipas Agjencisë Federale Ruse të Transportit Ajror, piloti i avionit zgjodhi devijimin në Aktau pasi motorët pësuan avari nga futja e shpendëve që po fluturonin atë moment. Në videot që qarkulluan në rrjetet sociale tregohet se mjeti u zhyt drejt tokës, ku edhe shpërtheu në zjarr. Trupi i mjetit shkëput pjesë-pjesë nga përplasja.

Ministria e Emergjencave në Kazakistan tha se 28 persona arritën të shpëtohen nga forcat vendase dhe i mbijetuan aksidentit. Autoritetet thonë se do të hetojnë variante të ndryshme të ndodhisë, duke mos përjashtuar as problemet teknike.

Presidenti azerbajxhanas, Ilham Alijev (o. Aliyev), e anuloi vizitën që kishte planifikuar sot në Rusi me rastin e një samiti. /APAJ

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.