Avokatët 3 ditë bojkot, Kosteri: Nuk zhvillohen rreth 150 seanca të parashikuara
Dhoma e avokatisë është bashkuar me vendimin unanim në të gjithë vendin për të bojkotuar për 3 ditë radhazi seancat gjyqësore. Teksa dënuan sulmin ndaj kolegut të tyre avokatët i bënë thirrje drejtësisë që të vërë para drejtësisë autorët e kësaj ngjarje.
Rreth 40-50 seanca në ditë pritet që të shtyhen përgjatë kësaj jave.
Kosteri ka pranuar faktin se edhe në Shkodër ka presion ndaj avokatëve, por jo problematika lidhur me integritetin profesional apo fizik.
Nga ana e saj Gjykata e Përgjithshme e Juridiksionit të Shkodrës bën me dije se seancat gjyqësore do të vijojnë në ato raste kur palët dëshirojnë të mbrohen vetë pa praninë e një avokati.