Avokatët dyfishojnë tarifat / Dhoma e Avokatisë Shkodër: Reforma e hartës se re gjyqësore të shfuqizohet

avokatet f

avokatet f

Shkrirja e dy gjykatave në Shkodër, asaj të Apelit dhe Administrative e Shkallës së Parë, në zbatim të hyrjes në fuqi të hartës së re gjyqësore, nuk mund të mos shoqërohej edhe me rritjen e tarifave nga ana e avokatëve për të gjitha çështjet, e po ashtu edhe me vonesa të mëdha në dhënien e drejtësisë. Në lidhje me ndryshimin e tarifave ka reaguar Dhoma e Avokatisë Shkodër nëpërmjet kreut të saj Anton Kosteri, i cili tregon se tarifat janë dyfishuar, sepse janë shtuar kostot e transportit nga rritja e distancës së gjykatave.

Dhoma e Avokatisë  shpreson që Gjykata Kushtetuese të marrë parasysh kërkesat e tyre dhe  të shfuqizojë vendimin e hartës së re gjyqësore, e cila sipas avokatit Kosteri nuk ndikoi aspak në uljen e dosjeve, por solli rritjen e tarifave të shërbimit nga ana e avokatëve.

Vendimi për reformën e re të hartës gjyqësore është vlerësuar antikushtetues nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë dhe është kërkuar shfuqizimi në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë shqyrtimi i kërkesës tashmë ka nisur në Gjykatën Kushtetuese dhe seanca e radhës do të jetë në 7 dhjetor.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.