Avokatët e Berishës në SPAK për marrjen e provave, kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Gjoka
Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berishës janë paraqitur sot në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të marrë provat e materialeve audio të seancave dhe procesverbalet me qëllim provimin e pretendimeve të tyre për njëanshmëri të gjyqtares Irena Gjoka.
Në lidhje me këtë të fundit, avokatët e ish-kryeministrit do të paraqesin këtë të premte (29 dhjetor) deri në orën 16:00 kërkesën e re për përjashtimin e saj nga gjykimi i çështjes “Berisha”.
Gjykata e Posaçme për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë dy herë seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
SPAK ka kërkuar “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore për Berishën, ndërsa avokatët mbrojtës të kryedemokratit kërkuan kohë që të paraqitin zyrtarisht kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, duke aluduar për anësi të saj.
Mbledhja e radhës e trupës gjykuese është lënë për të shtunën, 30 dhjetor, në orën 12:00.
Kreu i demokratëve akuzohet nga SPAK si i përfshirë në korrupsion pasiv për sa i përket privatizimit të kompleksit Partizani, në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe të tjerë.