Avokatët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi kërkojnë tërheqjen nga mbrojtja e tij, arsyeja është mospagesa

Avokatët Gregory Kehoe, Joe Reeder nga “Greenberg Legal Associates” dhe anëtarët e tjerë të kësaj kompanie kanë kërkuar tërheqjen nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për arsye të mospagesës.

“Z.Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Associates Greenbuerg Legal dhe anëtarëve të ekipit mbështetës dhe z.Thaçit i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të kërkonin përfundimi nëse nuk u është përmbushur detyrimi”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Deri të caktohen avokatët e tjerë, të njëjtët deri në një periudhë 45 ditore do vazhdojnë punën e tyre.

Pagesat për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë është e detyruar ta bëjë Ministria e Drejtësisë në Kosovë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.