Categories: BotaLajme

Avokatët e Trampit i kërkojnë Gjykatës së Lartë të pushojë çështjen e ndërhyrjes në zgjedhje

Avokatët e ish-presidentit Donald Tramp (Trump) i kërkuan Gjykatës së Lartë amerikane të konstatojë se krerët e shtetit kanë imunitet absolut nga ndjekja penale për aktet zyrtare që ata marrin në detyrë dhe, për rrjedhojë, të pushojë çështjen penale federale kundër republikanit për përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Argumentet nga Tramp erdhën në një përmbledhje të dorëzuar në gjykatë të martën përpara argumenteve gojore që do të jepen më 25 prill, kur gjyqtarët do të shqyrtojnë në çfarë mase një ish-president ka imunitet absolut nga ndjekja penale për sjellje që supozohet se përfshin akte zyrtare.

Gjykata duhet të rivendosë traditën dhe të neutralizojë një nga kërcënimet më të mëdha ndaj pushtetit të veçantë të presidentit, një themel i republikës sonë, në historinë e kombit tonë. Gjykata duhet të ruajë imunitetin e presidentit nga ndjekja penale për veprimet zyrtare,” thuhet në përmbledhjen e Tramp.

Në dosjen prej 67 faqesh, Tramp riavancoi argumentin se ai gëzonte imunitet absolut nga ndjekja penale sepse sjellja e akuzuar nga prokurori i posaçëm Xhek (Jack) Smith mbi komplotin e tij për të ndaluar transferimin e pushtetit, është brenda “perimetrit” të detyrave të tij si president.

Dokumenti pretendonte se të gjitha përpjekjet e Tramp për të ndryshuar humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020, nga presioni ndaj zëvendëspresidentit të tij, Mike Pence, për të ndaluar certifikimin e 6 janarit 2021 deri te organizimi i listave të rreme të zgjedhësve, ishin aktivitet i mbrojtur.

Nëse gjykata supreme do të pajtohet me Tramp se ai gëzonte imunitet absolut nga ndjekja penale, do duhet të hedhë poshtë aktakuzën në tërësi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Festat e Nëntorit në Tetovë bëjnë bashkë “Ballistët” dhe “Shvercerat”

“Derbi” shqiptar mes Shkëndijës dhe Shkupit, i vlefshëm për Ligën e parë të Maqedonisë së…

4 hours ago

Vendstrehimi i Isa Boletinit – Vizitë nga pasardhësit në kullën e hoxhë Ibrahim Dollapit

Janë pasardhësit e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës e plot figurave të tjera kombëtare që ia…

4 hours ago

80% e popullatës e prekur nga helikobakteri – Mjekët: Është i vështirë në trajtim

Shqipëria ka një prevalencë të lartë të përhapjes së Helikobakter Pylorit , që zakonisht gjendet…

4 hours ago

“Studim për muzikologjinë psikoanalitike” – Libri është kontribut shkencor dhe artistik i muzikologut Qamil Gjyrezi

Muzikologu shkodran Qamil Gjyrezi promovoi në Bibliotekën Shkencore librin me titullin “Studim për muzikologjinë psikoanalitike”.…

5 hours ago

Konkursi letrar “Fjala artistike” – Rreth 280 fëmijë morën pjesë në tre fazat e kompeticionit

Konkursi letrar “Fjala artistike”, organizuar nga QKF “Kujtim Alija” uli siparin e edicionit për vitin…

5 hours ago

Berisha kërkon shfuqizimin e masës “arrest shtëpie”, “Kushtetuesja” e shqyrton më 27 dhjetor

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë për shqyrtim kërkesën e Sali Berishës, lidhur me shfuqizimin…

5 hours ago

This website uses cookies.