Avokati Edmond Petraj: Procesi ndaj Berishës do të zgjasë, s’mund të shpëtojë përmes procedurës

Edmond Petraj

Edmond Petraj

Avokati Edmond Petraj ka deklaruar në emisionin “Ekspres” në RTSH 1 se ish-kryeministri Berisha nuk mund t’ia hedhë drejtësisë duke përdorur procedurën. Sipas avokatit Petraj, çështja e Berishës, i cili akuzohet se ka favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi për privatizimin e ish-kompleksit të klubit sportiv “Partizani”, nuk mund të mbyllet për procedurë.

Duke iu referuar refuzimit të ish-kryeministrit Berisha për t’u paraqitur në Gjykatën e Posaçme që të njihet me masën e sigurisë, Petraj theksoi se procesi ndaj Berishës do të zgjasë dhe do të marrë kohë.

Nga ana procedurale nuk dëmtohet. Ky është një proces që do të zgjasë. Duhet ta marrim seriozisht këtë situatë. Nuk është kaq e thjeshtë. Do të ketë shumë persona.

Mund të ketë shumë dëshmitarë që mund të thirren. Ka grupe pune që kanë marrë përsipër ç’invetarizimin të kësaj pjese.

Organi i akuzës është kapur edhe në ligjshmërinë e pronarëve të tokës, por edhe mënyra se si është privatizuar. Pra, është kapur që në themel”, u shpreh Petraj.

Petraj vuri në dukje se sa i përket rolit të ish-kryeministrit Berisha kur ka qenë në krye të qeverisë përgjatë viteve 2005-2013.

“Askush nuk e thotë që ka një grupe pune që përgatit VKM-të që ia çon kryeministrit dhe kryeministri vetëm firmos kur vendos këtë gjë. Por kjo do të marrë pak kohë. Do kohë nerva dhe profesionalizëm”, ka theksuar avokati.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Nolian Lole, se çfarë ndodh me tokën ku janë ndërtuar pallate dhe njerëzit kanë blerë apartamente, Petraj theksoi se “pjesa e pronarëve të tokës, që kanë marrë tokën do të kalojë e gjitha në sekuestro dhe në sitë, pastaj si do të dalin procedurat dhe si do shkojë situata… Që të gjithë 64 trashëgimtarët bllokohen”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.