Edmond Petraj
Avokati Edmond Petraj ka deklaruar në emisionin “Ekspres” në RTSH 1 se ish-kryeministri Berisha nuk mund t’ia hedhë drejtësisë duke përdorur procedurën. Sipas avokatit Petraj, çështja e Berishës, i cili akuzohet se ka favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi për privatizimin e ish-kompleksit të klubit sportiv “Partizani”, nuk mund të mbyllet për procedurë.
Duke iu referuar refuzimit të ish-kryeministrit Berisha për t’u paraqitur në Gjykatën e Posaçme që të njihet me masën e sigurisë, Petraj theksoi se procesi ndaj Berishës do të zgjasë dhe do të marrë kohë.
“Nga ana procedurale nuk dëmtohet. Ky është një proces që do të zgjasë. Duhet ta marrim seriozisht këtë situatë. Nuk është kaq e thjeshtë. Do të ketë shumë persona.
Mund të ketë shumë dëshmitarë që mund të thirren. Ka grupe pune që kanë marrë përsipër ç’invetarizimin të kësaj pjese.
Organi i akuzës është kapur edhe në ligjshmërinë e pronarëve të tokës, por edhe mënyra se si është privatizuar. Pra, është kapur që në themel”, u shpreh Petraj.
Petraj vuri në dukje se sa i përket rolit të ish-kryeministrit Berisha kur ka qenë në krye të qeverisë përgjatë viteve 2005-2013.
“Askush nuk e thotë që ka një grupe pune që përgatit VKM-të që ia çon kryeministrit dhe kryeministri vetëm firmos kur vendos këtë gjë. Por kjo do të marrë pak kohë. Do kohë nerva dhe profesionalizëm”, ka theksuar avokati.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Nolian Lole, se çfarë ndodh me tokën ku janë ndërtuar pallate dhe njerëzit kanë blerë apartamente, Petraj theksoi se “pjesa e pronarëve të tokës, që kanë marrë tokën do të kalojë e gjitha në sekuestro dhe në sitë, pastaj si do të dalin procedurat dhe si do shkojë situata… Që të gjithë 64 trashëgimtarët bllokohen”.
Gjatë ditës së sotme (4 mars) moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të pakta…
Pak përpara përfundimit të afatit zyrtar për regjistrimin në KQZ të koalicioneve që do të…
“Shkodra Elektronike” fituese e Fest 63 në RTSH, që do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në…
Panairi më i madh global i turizmit, ITB, ngriti të hënën siparin, duke pasur Shqipërinë…
Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur një përpjekje të udhëhequr nga Evropa për t'i dhënë fund luftës në…
Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…
This website uses cookies.