Categories: BotaLajme

Azia Juglindore përballet me nxehtësi ekstreme, shkencëtarët paralajmërojnë: Nuk do ketë përmirësim

Vdekja e një vogëlushi nga nxehtësia ekstreme theksoi rrezikun e sëmundjeve të lidhura me klimën në të gjithë Malajzinë. Në të njëjtën javë, Vietnami shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pasi temperaturat e larta anormale në jug thanë fusha të tëra orizi. Dhe në Filipine, qindra shkolla pezulluan mësimet pasi temperaturat ditore u rritën mbi 42 gradë Celsius.

Nxehtësia ekstreme është rikthyer në Azinë Juglindore, një nga rajonet më të cenueshme ndaj ndryshimeve klimatike. Dhe nuk do të largohet së shpejti, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

Shtëpia e më shumë se 675 milionë njerëzve në 11 vende, rajoni ka parë që temperaturat të arrijnë nivele të paprecedentë, tha për CNN klimatologu Maximiliano Herrera. Tajlanda është goditur më keq, tha Herrera, duke shtuar se temperaturat atje kanë qenë veçanërisht të tmerrshme. Temperaturat në të gjithë vendin kishin “thyer rekorde pa ndërprerje” për 13 muaj dhe nivelet e nxehtësisë dhe lagështisë ishin të pamëshirshme, tha ai.

Ne menduam se temperaturat vitin e kaluar ishin të padurueshme, por ajo që po shohim këtë vit e ka mposhtur atë dhe në Bangkok temperaturat nuk do të bien nën 30 gradë Celsius, madje edhe gjatë natës. Tendenca është e pashmangshme. Rajoni duhet të përgatitet për nxehtësi të tmerrshme”, tha Herrera./ CNN

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

13 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

13 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

13 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

13 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

13 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

14 hours ago

This website uses cookies.