“Azil” apo “Shtëpia e të Moshuarve”?/Hoxha: Sfidë ndryshimi i konceptit për këtë institucion

azili
Përgjatë gjithë nëntorit shtëpia e të moshuarve në Shkodër ka patur aktiivitete të ndryshme dedikuar festave kombëtare. Teksa po hyjmë në muajin e fundit të këtij viti, drejtori i shtëpisë së të moshuarve Fatjon Hoxha tregon se sfidë për të ka qënë ndryshimi i konceptit “azil” si dhe hapja e këtij institucioni për mediat dhe qytetarët. Vitet e fundit ka patur një tjetër qasje drejt këtij institucioni, ku qëllim ishte sensibilizimi edhe i të rinjve. Thuajse çdo javë shkolla të ndryshme, organizata apo edhe institucione kanë vizituar shtëpinë e të moshuarve duke kaluar më shumë kohë me 62 të moshuarit që jetojnë aty aktualisht.