Babai i Lamine Jamal: Anglia nuk është problem për tim bir!

Lamine Jamal do të ketë një impakt të madh në finalen e madhe të Berlinit. Këtë opinion ka dhënë babai i yllit të Barcelonës në vendlindjen e lojtarit, Rokafonda.

“Mendoj se Lamine Jamal do të ketë një impakt të fortë në finalen e Europianit. Ai është një lojtar që sjell gëzim dhe ka shumë integritet. Dua që të ketë impakt në këtë takim, por të njëjtën gjë uroj edhe për të gjithë lojtarët e tjerë të Spanjës. Duhet menduar për ekipin jo për individin”, tha Nasraoui gjatë një interviste për “ITV Neës”.

Babai i Lamine Jamal, i cili një ditë përpara finales së madhe mbushi 17 vjeç, beson se Spanja do të fitojë finalen 3-0. Nasraoi përfundoi intervistën e tij duke evidentuar disa prej cilësive të zbulimit të Europianit.

“Lamine është një strateg i madh, jam krenar që jam i ati. Edhe pse i ri në moshë është një djalosh, i cili ka gjithçka nën kontroll. Edhe në finale do të vazhdojë që të jetë po ai i njëjti”, tha babai i Lamine Jamal.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.