Babai i Lamine Yamal flet nga spitali: Kisha frikë, luftova për jetën!

Nga shtrati i spitalit të Badalonës, ka thyer heshtjen babai i Lamine Yamal. Pasi u sulmua më thikë na Mataro, Mounir Nasraoui për disa orë ka qenë në terapi intensive pasi rrezikonte jetën.
Babai i futbollistit të talentuar ka folur nga ambientet e spitalit për “Mundo Deportivo”. Mounir tregon që momentalisht është mirë, por nuk mohon që ishte shumë i frikësuar, duke theksuar që ishte mes jetës dhe vdekjes.
“Faleminderit zotit jam shumë më mirë, thjesht më ulën në tokë. Duhet të jem më i qetë për të mirën e të gjithëve, nuk kam zgjidhje tjetër. Duhet të mendojmë se drejtësia do të bëjë punën e saj. E pashë veten mes jetës dhe vdekjes, sigurisht që kisha frikë, si çdo qënie njerëzore”, ishin fjalët e babait të Lamine Yamal.