Babë e bir bien me makinë në lum / Babë e bir në spitalin e Pukës, jashtë rrezikut për jetën
Rreth orës 12:15 minuta, në fshatin Hadroj, të Fushë Arrësit dyshohet se për shkak të lagështirës nga shirat, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujërat e lumit Fan, automjeti me drejtues shtetasin Zef Nikolli, ku ishte pasagjer edhe djali i tij, Ndue Nikolli 24 vjeç. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e 2 shtetasve. Ata janë transportuar në spitalin e Pukës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor vijon të punojë për të zbardhur shkaqet e plota te aksidentit.