“Badra e Mehajve” rrethohet nga mbeturinat – Banorët e Koplikut kërkojnë pastrimin e zonës

badra e mehajve

Kjo është pamja në “zemër” të fushës së mbi Shkodrës, mes Koplikut dhe Bajzës, e njohur si “Badra e Mehajve”.

Stoqet me mbeturina po shtohen dita-ditës, sa të duket se këtu kemi të bëjmë me një landfilld të legalizuar për këtë qëllim, kur në të vërtetë gjithçka është flagrante dhe me pasoja të rënda për shëndetin e njerëzve dhe mjedisin.

Rasti në fjalë është publikuar vazhdimisht në media dhe denoncuar disa herë nga banorët, por deri tani çdo fjalë ka rënë në vesh të shurdhët.

Një banor i zonës, thotë se gjendja është e rëndë dhe se jetesa po bëhet e pabanueshme, duke bashkëjetuar me mbeturinat.

Vazhdimisht mbeturinave në këtë zonë i janë shtuar edhe pulat e ngordhura të depozituara nga pularitë nga zona të ndryshme, të cilat i hedhin mjedis të hapur duke rrezikuar përhapjen e epidemive.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.