30 vjet më vonë, Roberto Baggio kujton gabimin nga pika e penalltisë në finalen Itali-Brazil në SHBA 1994. Atë ditë, në Pasadena, gabimet e “Bishtalecit”, Franco Baresi dhe Massaro i kushtuan Italisë së Sacchi-t Kupën e Botës. Me një postim në Instagram, ish-kampioni përdor një frazë të mjeshtrit budist Daisaku Ikeda, i cili u nda nga jeta nëntorin e kaluar në moshën 95-vjeçare.
“Jeta nuk është gjithmonë e lehtë. Nëse do të ishte, ne nuk do të rriteshim apo përparonim si qenie njerëzore – ka shkruar ish numri 10 -. Nëse kemi sukses në diçka, shpesh na kanë zili; nëse na mungon një qëllim, ne përqeshemi dhe sulmohemi”.
“Fatkeqësisht njerëzit janë të tillë. Dhimbja dhe vuajtja e papritur mund të gjenden në rrugën e të gjithëve. Por është pikërisht kur përballeni me këto prova që nuk duhet ta lini veten të mposhteni. Mos u dorëzo kurrë. Mos u tërhiq kurrë”.
Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…
Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…
Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…
Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…
Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…
Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…
This website uses cookies.