Categories: BotaLajme

Bajden bisedë telefonike me Netanjah: Ndihma humanitare në Gaza, e nevojshme dhe urgjente

Presidenti amerikan Xho Bajden (Joe Biden) në një telefonatë me kryeministrin izraelit Benjamin Natanjah (Natanyahu) ka “theksuar nevojën për të mbështetur një rrjedhë të vazhdueshme të ndihmës humanitare të nevojshme dhe urgjente në Gaza”.

Në bisedën e tyre telefonike, Biden gjithashtu e informoi Netanyahun për mbështetjen e SHBA-së për Izraelin dhe “përpjekjet e vazhdueshme për parandalimin rajonal, për të përfshirë vendosjet e reja ushtarake amerikane”.

Presidenti gjithashtu përshëndeti lirimin e dy pengjeve nga Gaza dhe ripohoi angazhimin e tij për të siguruar lirimin e pengjeve të mbetura si dhe kalimin e sigurt për qytetarët amerikanë dhe civilët e tjerë në Gaza.

Telefonata erdhi pasi një kolonë e tretë ndihme, prej 20 kamionësh, u lejua në Gaza përmes pikës kufitare Rafah me Egjiptin. Megjithatë OKB-ja paralajmëroi se karburanti nuk ishte përfshirë dhe rezervat do të mbarojnë brenda dy ditëve të ardhshme.

Banorët e Gazës tashmë po luftojnë për të gjetur ujë të pastër dhe mungesa e karburantit do të thotë se impiantet e shkripëzimit të ujit, nga të cilat ajo mbështetet shumë, si dhe furrat e bukës dhe spitalet, do të pushojnë së funksionuari.

Zyrtarët e OKB-së thonë se rreth 100 kamionë ndihma do të nevojiteshin çdo ditë për të plotësuar nevojat thelbësore në Gaza, e cila është shtëpia e 2.3 milionë njerëzve. Rreth 1.4 milionë prej tyre tani janë të pastrehë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shqipëria turistike në Berlin, Kumbaro: Sfida, turizmi elitar dhe strukturat akomoduese

Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…

14 hours ago

Real-Atletico, Simeone: Ta shijojmë

Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…

14 hours ago

Reali, Ancelotti: Me Atleticon vendoset në ndeshjen e kthimit

Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…

14 hours ago

Arsenali, Arteta nuk i zë besë PSV-së: Eliminuan Juven

Liga e Kampioneve, faza e 16-shes,  në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…

14 hours ago

Futsal Euro 2026: Sfida e radhës me Kazakistanin, trajneri Resuli fton 13 futbollistë

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…

14 hours ago

Granit Xhaka përpara duelit me Bajernin: Mos na konsideroni favoritë, dimë se si munden bavarezët!

Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…

14 hours ago

This website uses cookies.