Presidenti Xho Bajden (Joe Biden) dhe ish-Presidenti Donald Tramp (Trump) arritën nominimet e partive të tyre, duke nisur kthimin e parë të zgjedhjeve presidenciale në SHBA në gati 70 vjet.
Bajdenit i nevojiteshin 1,968 delegatë për të fituar nominimin dhe ai e kaloi numrin. Rezultatet erdhën nga Misisipi, shteti Uashington, Ishujt Mariana Veriore dhe demokratët që jetojnë jashtë vendi.
Disa orë më vonë, Tramp mblodhi 1215 delegatët e nevojshëm për të siguruar nominimin presidencial republika , ndërsa katër shtete zhvilluan gara, duke përfshirë Gjeorgjinë , fushëbetejë ku Tramp përballet me akuza penale për përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatet e shtetit për vitin 2020. Ishin 161 delegatë në lojë të martën në Gjeorgji, Havai, Misisipi dhe shtetin Uashington.
Bajden, në një deklaratë të pas vulosjes së nominimin demokrat, u shpreh se votuesit duhet të mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre dhe të mos lënë “ekstremistët” t’ua marrin ato.
““Votuesit tani kanë një zgjedhje për të bërë për të ardhmen e këtij vendi. A do të ngrihemi dhe do të mbrojmë demokracinë tonë apo do t’i lëmë të tjerët ta shkatërrojnë atë? A do të rivendosim të drejtën për të zgjedhur dhe mbrojtur liritë tona apo do t’i lëmë ekstremistët t’i marrin ato?”, tha ai.
Rezultati i votimit të së martës (12 mars) ishte në thelb i paracaktuar, pasi rivalja e fundit e mbetur e Tramp për nominimin republikan, ish-ambasadorja e OKB-së, Niki Heili (Nikki Haley), i dha fund fushatës së saj presidenciale pas performancës dominuese të Tramp javën e kaluar në Super të Martën, kur ai fitoi 14 nga 15 konkurset shtetërore.
“Derbi” shqiptar mes Shkëndijës dhe Shkupit, i vlefshëm për Ligën e parë të Maqedonisë së…
Janë pasardhësit e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës e plot figurave të tjera kombëtare që ia…
Shqipëria ka një prevalencë të lartë të përhapjes së Helikobakter Pylorit , që zakonisht gjendet…
Muzikologu shkodran Qamil Gjyrezi promovoi në Bibliotekën Shkencore librin me titullin “Studim për muzikologjinë psikoanalitike”.…
Konkursi letrar “Fjala artistike”, organizuar nga QKF “Kujtim Alija” uli siparin e edicionit për vitin…
Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë për shqyrtim kërkesën e Sali Berishës, lidhur me shfuqizimin…
This website uses cookies.