Categories: BotaLajmePolitikë

Bajden flet pas telefonatës me Netanjahun: Terrorizmi s’ka justifikim

Presidenti amerikan Xho Bajden (Joe Biden) ka konfirmuar se ka folur sot me kryeministrin Benjamin Netanjahu për herë të katërt që nga shpërthimi i luftës në Gaza katër ditë më parë.

Në këtë moment, ne duhet të jemi të qartë: terrorizmi nuk ka asnjë justifikim. Nuk ka justifikim!”, u shpreh Bajden.

Presidenti amerikan ka bërë të ditur gjithashtu se ai do të mbajë takime të ndryshme për të diskutuar mbi konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden dhe zëvendës-presidentja Kamala Harris folën me Netanjahun pasi morën informacione shtesë nga këshilltarët e tyre të sigurisë kombëtare.

Udhëheqësit diskutuan “mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Izraelin teksa Izraeli mbron veten dhe mbron popullin e tij.

Udhëheqësit ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të rregullt përballë një sulmi të paprecedentë dhe të tmerrshëm nga terroristët e Hamasit,” thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkaq më herët, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu bëri të ditur se foli në telefon me presidentin amerikan Xho Bajden (Joe Biden) për ta falënderuar pas fjalimit që mbështeti pa mëdyshje Izraelin kundër terrorizmit të Hamasit një ditë më parë. 

Netanjahu “falënderoi presidentin për fjalët e tij të mbështetjes së fortë pas bisedës së tyre të fundit dje dhe për mbështetjen e palëkundur për Izraelin”, thuhet në një deklaratë të zyrës së Kryeministrit.

Kjo është hera e katërt që të dy flasin që nga sulmi i së shtunës, ndërsa nuk ka asnjë deklaratë të Shtëpisë së Bardhë për telefonatën mes dy liderëve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

8 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

8 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

8 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

9 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

9 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

9 hours ago

This website uses cookies.