Bajden i kërkon Izraelit të mbrojë spitalin Al Shifa në Gaza

86f477ab592b4a9491f066fbd0ec570f

86f477ab592b4a9491f066fbd0ec570f

Presidenti amerikan Xho Bajden ( Joe Biden ) i ka kërkuar Izraelit të mbrojë spitalin Al-Shifa në Gaza. Duke folur nga zyra ovale, ai bëri të ditur se SHBA ishte në kontakt me izraelitët dhe shpresonte se në afërsi të spitalit të ulej intensiteti i luftimeve. “Spitali duhet të mbrohet”, iu tha Bajden gazetarëve.  

Presidenti i Indonezisë Joko Widodo,  i cili u takua me Bajden, i kërkoi këtij të fundit që të ndërmerrte hapa të mëtejshëm për arritjen e një armëpushimi në konflikt. “Indonezia i bëri thirje SHBA-së që të bëjë më shumë përsa i përket ndaljes së mizorive në Gaza. Për hir të njerëzimit, duhet të vendoset armëpushimi’, u shpreh ai pas takimit me Bajden. 

Kryeministri britanik Rishi Sunak ndërkohë u shpreh një ditë më parë se shumë civilë palestinezë po humbnin jetën, por pa kërkuar armëpushim.  Sunak theksoi se Izraeli kishte të drejtë të mbronte venten dhe të siguronte lirimin e atyre që u morën peng nga Hamas në datën 7 tetor, por gjithashtu duhejt të vepronte sipas ligjit ndërkomëbtar, duke marrë të gjitha masat për mbrojtjen e civilëve të pafajshëm, si dhe të ndalte dhunën esktreme në bregun e pushtuar perëndimor. 

Mbreti i Jordanisë Abdullah ndëkrohë ka kundështuar planet izraelite për të pushtuar pjesë të Gazës ose krijuar zona sigurie brenda territorit të enklavës. “Për konfliktin mes Izralit dhe palestinezëve nuk duhet të ketë zgjidhje ushtarake apo sigurie”, u shpreh monarku, duke theksuar se shkaku i krizës ishte mohimi nga izraeli i të drejtave legjitime të plaestinezëve.  Gjatë një interviste dhënë javën e shkuar, kryeministri izraelit Netanjahu tha se Izraeli do të kishte përgjegjësinë për sigurinë e përgjithshme të Rripit të Gazës pas mbarimit të luftës. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.