Bajden tërhiqet nga gara, Pelosi: Një nga presidentët më të rëndësishëm në historinë amerikane
Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, përshëndeti vendimin e presidentin Joe Biden për tërheqjen nga gara presidenciale, por nuk e mbështet Zëvendës Presidentin Kamala Harris si pasardhësin e tij.
“Presidenti Joe Biden është një amerikan patriot që gjithmonë e ka vënë vendin tonë në vend të parë. Trashëgimia e tij e vizionit, vlerave dhe lidershipit e bëjnë atë një nga presidentët më të rëndësishëm në historinë amerikane”, tha Pelosi.
Presidenti amerikan, Xho Bajden (Joe Biden) është tërhequr këtë të diel (21 korrik) nga gara për zgjedhjet presidenciale ndërsa ka mbështetur zëvendëspresidenten e tij, Kamala Harris, për të zënë vendin e tij si kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale. /CNN