Bajden tërhiqet nga gara presidenciale, Obama: Një patriot i rendit më të lartë
Ish-presidenti, Barack Obama shprehu mbështetjen e tij për presidentin Xho Bajden (Joe Biden) pas vendimit për t’u largua nga gara presidenciale 2024,
Obama e konsideron Bajden si një patriot të rendit më të lartë.
“E di që Joe nuk është tërhequr kurrë nga një luftë. Që ai të shikojë peizazhin politik dhe të vendosë se ai duhet t’ia kalojë pishtarin një kandidati të ri është padyshim një nga më të vështirat në jetën e tij. Por e di që ai nuk do ta merrte këtë vendim nëse nuk besonte se ishte i duhuri për Amerikën. Është një testament për dashurinë e Joe Biden për vendin – dhe një shembull historik i një nëpunësi të vërtetë publik që vë edhe një herë interesat e popullit amerikan përpara interesave të tij, që gjeneratat e ardhshme të liderëve do të bëjnë mirë ta ndjekin. Ne do të lundrojmë në ujërat e paeksploruara në ditët në vijim, por kam besim të jashtëzakonshëm se liderët e partisë sonë do të jenë në gjendje të krijojnë një proces nga i cili do të dalë një kandidat i shquar’, shkruan Obama.
Presidenti amerikan, Xho Bajden (Joe Biden) është tërhequr këtë të diel (21 korrik) nga gara për zgjedhjet presidenciale ndërsa ka mbështetur zëvendëspresidenten e tij, Kamala Harris, për të zënë vendin e tij si kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale.