Presidenti amerikan Xho Bajden (Joe Biden) tha se një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit para fillimit të Ramazanit duket i vështirë.
“Duket e vështirë,” i tha Biden një gazetari kur u pyet nëse një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës ishte e mundshme përpara fillimit të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.
Presidenti amerikan nuk e fshehu shqetësimin e tij për një përshkallëzim të dhunës në Jerusalemin Lindor nëse operacionet ushtarake izraelite vazhdojnë gjatë Ramazanit.
Nga ana tjetër, Hamasi u bëri thirrje palestinezëve që të “mobilizohen” dhe “të dynden” gjatë Ramazanit në xhaminë Al-Aksa të Jerusalemit, pasi ekziston frika e tensioneve gjatë kësaj periudhe, pas pesë muajve të luftës në Gaza midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze.
Në të njëjtën kohë, Hamasi deklaroi se nuk do të bëjë “asnjë kompromis” në kërkesat e tij për një armëpushim përfundimtar dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Rripi i Gazës, në mënyrë që të bien dakord për lirimin e pengjeve që mban pas tetorit.
Ditën e sotme (8 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të…
Fillon zyrtarisht përgatitja për finalen e Ligës së Kampionëve 2025: UEFA ka hapur shitjet e…
Mark Markez vazhdon të dominojë në këtë botëror të MotoGp. Por spanjolli pas tre garave…
PD dhe PS kanë dalë me deklarata për shtyp në lidhje me investimet që po…
Fletët e votimit për diasporën kanë mbërritur në Shqipëri, pasi u printuan në Slloveni. Ato…
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Kaja Kallas mbërrin pasditen…
This website uses cookies.