Bajdeni letër Vuçiqit: Dialogu me Kosovën i shërben normalizimit dhe të ardhmes së Serbisë

Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden (Joe Biden), ka inkurajuar Serbinë të vazhdojë dialogun me Kosovën e ndërmjetësuar nga BE si mënyra e vetme për normalizimin e marrëdhënieve dhe ecjen drejt një të ardhme paqësore.

“Inkurajoj Serbinë që të vazhdojë me progresin e arritur të vitit të kaluar në Dialogun me Kosovën, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Marrëveshja për normalizim dhe zbatim paraqet hapa kyç drejt një të ardhmeje më paqësore dhe më të suksesshme për Serbinë, rajonin dhe Evropën”, shkruhet në letrën që Bajdeni i ka dërguar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për festën kombëtare të Serbisë.

Bajdeni ka vlerësuar edhe pjesëmarrjen e Serbisë në misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për mbështetjen e stabilitetit në pjesë të tjera të botës.

“SHBA vlerëson mbështetjen që Serbia i dha Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të saj territorial kur u përball me pushtimin brutal të Rusisë. Forcat tona të armatosura vazhdojnë të shërbejnë krah për krah në Sinai, duke avancuar paqen dhe sigurinë rajonale. Pjesëmarrja e Serbisë në misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ishte gjithashtu vendimtare për mbështetjen e stabilitetit në pjesë të tjera të botës”, thuhet në letrën e Bajdenit.

Ndër të tjera në letër shprehet edhe mbështetja e SHBA për Serbinë në forcimin e demokracisë dhe integrimit të saj drejt BE.

“SHBA-ja mbështet fuqishëm rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE dhe mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Serbinë të forcojë institucionet e saj demokratike drejt përmbushjes së këtij qëllimi. Ndërtimi i një Ballkani Perëndimor më të suksesshëm dhe më të qëndrueshëm është në interes të SHBA-së dhe Serbisë, dhe gjatë vitit të ardhshëm pres me padurim avancimin e këtij qëllimi duke forcuar sigurinë energjetike rajonale dhe duke zgjeruar lidhjet tona ekonomike”, shkruan Bajdeni.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.