Bajern-Kopenhagen do të gjykohet nga Stefani Frapar
Stefani Frapar do të bëjë paraqitjen e tretë në Champions League të mërkurën mbrëma, pasi është caktuar nga UEFA si kryesorja e takimit mes Bajernit të Mynihut dhe Kopenhagenit.
Ndeshja është delikate për ekipin danez pasi është ende në garë për tu kualifikuar në fazën me eleminim direkt ndërsa Bajerni ka “blinduar” vendin e parë në Grupin A me pikë të plot në katër ndeshjet e para.
39-vjeçarja ka arbitruar edhe më parë ndeshje të kompeticionit më të rëndësishëm kontinetal pasi ka vendosur drejtësi në takimet mes Juventusit dhe Dinamos së Kievit (20/21) dhe Realit të Madridit dhe Sëlltikut (22/23).
Frapar ka qenë protagoniste edhe në Botëror pasi në Katar 2022 gjykoi ndeshjen mes Kosta Rikës dhe Gjermanisë. Franzecja është një arbitre me ekspereincë pasi në karrierën e saj ka ka gjykuar në 270 ndeshje.