Bajern rekordesh në Champions
Nga sezoni në sezon Champions-i po rrezulton të jetë një kompeticion ku fanella vlen shumë në “ekonominë” e një takimi. Natën e kaluar Bajerni i Mynihut mori një tjetër fitore bindëse në Stamboll duke mundur Gallatën dhe njëkohësisht duke vendosur dhe përmirësuar rekorde të rinj.
Me triumfin në “Rams Park” kampionët e Gjermanisë vendosin një rekord të ri në Champions League pasi dërguan në tetë numrin e fitoreve radhazi jasht fushe në fazën në grupe. Më parë këtë arritje e ndanin me Juventusin, por duke nisur që nga dita e djeshme ky rekord u përket ekskluzivisht bavarezëve.
Bajerni bëhet i pari ekip në historinë e Champions-it që koleksionon 16 fitore radhazi në fazën e grupeve. Ndërkohë që në këtë fazë të kompeticionit ata nuk njohin humbje prej 37 takimesh radhazi.
Bajerni i Tuhel këtë edicion po vazhdon traditën e mirë të nisur pesë sezone më parë. Plot pesë vite me radhë Bajerni grumbullon 9 pikë në 3 takimet e para të fushatave të Ligës së Kampioneve. Rivalët janë të paralajmëruar…