E ndiqnin prej kohësh, por vetëm sot ka ardhur edhe zyrtarizimi. Nestori Irankunda është një lojtar i Bajernit. Talenti 17-vjeçar i Adelaide Junajtid ka qenë në fokusin e shumë skuadrave, por bavarezët kanë mundur konkurencën pasi kanë insistuar prej kohësh.
Irankunda i ka kushtuar arkave të klubit bavarez rreth 500 mijë euro ndërsa zyrtarizimi i transferimit të tij ende nuk është bërë për shkak të rregullave të FIFA-s, të cilat nuk lejojnë minorenët të transferohen nga një vend në një tjetër. Irankunda feston 18 vjetorin e lindjes më 9 shkurt dhe për këtë arsye do të jetë zyrtarisht i Bajernit duke nisur nga 1 qershori i 2024-ës.
“Me një lojtar si Nestori kemi gjetur një lojtar, i cili na jep një armë më shumë në fushën e lojës. Shpëjtësia e tij dhe aftësia për të dribluar rivalët do të jenë një plus i madh për ne”, tha shefi Bajern Kampus, Johen Zauer.
Irankunda në këtë sezon ka luajtur 3 ndeshje dhe ka shënuar një gol. Ai është pjesë e Australisë të moshave deri në 17 vjeç ku në 17 paraqitje ka shënuar 11 gola. Ai ka marrë një ftesë edhe nga “Kangurët” e mëdhenj, por ende nuk ka debutuar.
Historia e Irankundës është mjaft e vështirë pasi ka lindur në një kamp refugjatës në Tanzani, ku pridnërit e tij ishin shpërngulur pas luftës në Burundi.
“Derbi” shqiptar mes Shkëndijës dhe Shkupit, i vlefshëm për Ligën e parë të Maqedonisë së…
Janë pasardhësit e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës e plot figurave të tjera kombëtare që ia…
Shqipëria ka një prevalencë të lartë të përhapjes së Helikobakter Pylorit , që zakonisht gjendet…
Muzikologu shkodran Qamil Gjyrezi promovoi në Bibliotekën Shkencore librin me titullin “Studim për muzikologjinë psikoanalitike”.…
Konkursi letrar “Fjala artistike”, organizuar nga QKF “Kujtim Alija” uli siparin e edicionit për vitin…
Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë për shqyrtim kërkesën e Sali Berishës, lidhur me shfuqizimin…
This website uses cookies.