Baku, Rama takohet me presidentin e Emirateve të Bashkuara Sheikh Muhammed Bin Zayed

Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed gjatë samitit për klimin në Baku të Azerbajxhanit.
Sikurse njofton kreu i qeverisë gjatë bisedës u diskutua për ecurinë e mirë të disa projekteve të rëndësishme që po hyjnë në fazën e zbatimit.
Bëhet fjalë për projektet nga krijimi i kompanive të përbashkëta publike të prodhimit të energjisë (KESH-Mazdar) dhe shtypshkrimit të letrave me vlerë, linja e interkonjeksionit me Italinë në partneritet tripalësh, e deri tek sistemi i ri digjital i kontrollit të trafikut; zhvillime tejet të rëndësishme për forcimin dhe modernizimin e sektorit publik në Shqipëri.