Forma e mirë e Balës duket se po ndihmon edhe Vllazninë në garën për fitimin e titullit në kampionat.
Sulmuesi shkodran vazhdon të bindë me gola dhe lojë, dhe në ndeshjen e fundit shënoi një tripletë dhe u zgjodh lojtari i ndeshjes.
Ndërkohë, Balaj ishte gjithashtu pjesë e formacionit të javës.
Ish-sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj, është goleadori i Superligës, pasi deri tani ka shënuar 13 gola.
Megjithatë, objektivi kryesor për të, përveç golave, mbetet fitimi i titullit me Vllazninë.
Edhe në moshën 34- vjeçare, Bekim Balaj, me performancat e tij mbetet lojtari kryesor i shkodranëve dhe një ndër futbollistët më në formë të kampionatit shqiptar.
Ndërsa premton se të tjerë gola të vijnë gjatë këtij sezoni.
Ndërkohë, në garë për “këpucën e artë” është dhe sulmuesi i Dinamos, Zabergja, që deri tani ka shënuar 10 gola.
Edhe vitin e kaluar, Bekim Balaj ishte golashënuesi i Superiores. Sulmuesi shkodran ia doli që në 36 javë kampionat të shënonte 17 gola ku 9 prej tyre erdhën nga pika e bardhë e penallltisë.
Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…
Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…
Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…
Liga e Kampioneve, faza e 16-shes, në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…
Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…
Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…
This website uses cookies.