Balaj, merr mbi “shpatulla” Vllazninë – Me golin në minutën e 95’ në Durrës, sulmuesi arrin kuotën 4 në 5 ndeshje

Bekim Balaj konfirmohet lideri i padiskutueshëm i Vllaznisë. Sulmuesi shënoi golin vendimtar në minutën e 95’ kundër Teutës, duke arritur në kuotën e katër golave në pesë ndeshje. Shkodranët po fluturojnë në krye të renditjes dhe entuziazmi po rritet kudo mes kuqebluve.