Balaj në kërkim të golit, por Tirana i sjell gjithmonë…fat
Bekim Balajt i mungon goli më shumë se kujdo në Superiore. Për herë të fundit sulmuesi ka shënuar përballë Bylisit më 22 shtator në fitoren 2-0 të Vllaznisë përballë Bylisit në stadiumin “Loro Boriçi”.
Në 3 ndeshjet e tjera, pasi në Laç mungoi për shkak dëmtimi, Balaj nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës dhe ka mbetur në kuotën e 5 golave.
Sot do të jetë një mundësi e mirë për Balajn për të gjetur rrugën e golit pasi Tirana i ka sjellë gjithmonë fat.
Një kundërshtar që duket se e motivon më shumë kapitenin kuqeblu, pasi 2 nga 5 golat e deritanishëm u ka shënuar pikërisht bardhebluve në ndeshjen e fazës së parë në Shkodër.