Categories: LajmePolitikë

Balla: 247 persona në kërkim, një pjesë fshihen në Shkodër. T’i jepet fund karshillëkut ndaj ligjit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një prononcim për media pas analizës vjetore të Dreëjtorisë Vendore të Policisë së Shkodrës, ka konfirmuar në sërë problematikash që lidhen me performancën e punës së Policisë. Ai u shpreh se kontrolli i territorit dhe lufta kundër çdo fenomeni kriminal është një prej sfidave më të rëndësishme.

Shkodra ka një sërë problematikash që lidhen me performancën e punës së Policisë. Dua të them prej momentit të parë se një prej sfidave më të rëndësishme tona mbetet kontrolli i territorit dhe lufta kundër çdo fenomeni kriminal apo informaliteti. Besoj që edhe ju bini dakord që një prej fenomeneve që ka mbartuar puna e PSH në përballje me informalitetin dhe kriminalitetin lidhet me luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike. Dy në tre bimë narkotike të asgjësuara nga PSH gjatë viti 2023 është në Shkodër, pra nga 300 mijë lëndë narkotike 200 mijë prej tyre janë asgjësuar në Shkodër. Viti 2024 do të jetë konsolidimi i këtyre rezultateve për të garantuar Alpe të pastra, të cilat të jenë destinacion turistik, por të mos jenë më destinacion i grupeve kriminale për të kultivuar bimë narkotike, e përmes kësaj veprimtarie për të furnizuar apo financuar veprimtari të tyre kriminale”, tha Balla teksa bëri me dije se 247 persona janë në kërkim dhe një pjesë e tyre fshihen në Shkodër.

Një prej objektivave të Policisë së Shtetit, theksoi ministri, është fund historisë së “të fortëve”, të “bajraqeve”, të “feudeve”.

Ministri garantoi më tej se  viti 2024 do të jetë një vit ku ne do t’i ushtrohet një vëmendje e veçantë, pjesës që lidhet me parandalimin e ngjarjeve kriminale.

“Në 2023 kemi patur 6 ngjarje të rënda kriminale, krime kundër personit. Janë zbuluar 5, kemi një ngjarje kriminale të pazbuluar, por për mua kjo nuk mjafton, sepse do t’i referohem të gjitha ngjarjeve kriminale nga vitit 1992 e këtej. Bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm kemi një qasje për t’i shkuar në fund çdo ngjarje kriminale. Po komunikojmë me prokuroritë, SPAK apo të Juridiksionit të Përgjithshëm, për të parë statusin e dosjeve përkatëse, sepse biem të gjithë dakord që një ngjarje e vjetër kriminale e pazbuluar është burim i një ngjarje të re kriminale”, tha ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Orkestra Simfonike e RTSH mban sot koncertin me program të larmishëm

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar vijon stinën koncertore për vitin 2025 me një program…

13 minutes ago

Kampionati i ping-pongut në QKF “Kujtim Alija”- Shpallen fituesit për djem e vajza, treguan cilësi edhe në këtë sport

Ka përfunduar kampionati i ping-pongut për shkollat 9- vjeçare të Bashkisë Shkodër.  Aktiviteti është në…

34 minutes ago

Remont në nënstacion, Lezha 12 orë pa energji – Kjo situatë  solli vështirësi për mijëra abonentë familjarë dhe biznese në të gjithë territorin

Një remont në nënstacionin elektrik të Lezhës la pa energji elektrike rreth 80% të territorit…

39 minutes ago

Europa League në RTSH: Goglat dhurojnë përballje interesante

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të këtij edicioni…

2 hours ago

PPE e njeh zyrtarisht si kryetar të PD, Berisha në Gjermani për Kongresin e CDU

Për të parën herë pas konfliktit të brendshëm mes demokratëve për çështjen e përkatësisë dhe…

2 hours ago

Ura e Bardhajve – Banorët kërkojnë ndërhyrje dhe zgjerim të saj

Banorët e njësisë administrative Rrethina edhe këtë fillim vit kërkesë ndaj pushtetit vendor e qendror…

2 hours ago

This website uses cookies.