Balla : Armëmbajtja pa leje do të goditet edhe më ashpër, prioritet në punën e përditshme të Policisë
Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se armëmbajtja pa leje do të goditet edhe më ashpër, dhe është prioritet në punën e përditshme të Policisë.
“Armëmbajtja pa leje po goditet çdo ditë. Do të bëjmë gjithçka, me më shumë angazhim sesa më parë, që ky karshillëk i hapur ndaj ligjit dhe shoqërisë sonë të luftohet nga Policia e Shtetit me vendosmëri”, u shpreh ministri Balla.
Këtë postim në rrjetet sociale, ministri Balla e ka shoqëruar me pamjet gjatë aksionit të operacioni policor “Mysafiri” sot në Vlorë.
Ku sipas deklaratës së policisë, u arrestua një 38-vjeçar që sapo kishte shkuar në Vlorë, u konstatua nga shërbimet e Komisariatit me një armë zjarri pistoletë të llojit “Beretta” dhe një krehër me fishek.