Categories: LajmePolitikë

Balla bën bilancin e 2023: Shqipëria u certifikua si destinacion i sigurt turistik. Rënie e numrit të vrasjeve kriminale

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë një analizë të punës së bërë gjatë vitit 2023 në institucionin që ai drejton. Në një konferencë për shtyp, Balla e vuri theksin te siguria, duke e konsideruar 2023 një vit shumë të mirë në këtë drejtim. Mbi 10 mln turistë vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2023, por për Ministrin Balla lajm më i mirë akoma është certifikimi i vendit si destinacion i sigurt turistik.

Lajmi më i bukur i vitit që mbyllëm nuk ishte vetëm shifra 10.155.640 shtetas të huaj që vizituan Shqipërinë, por certifikimi ndërkombëtar i Shqipërisë sonë si një destinacion europian me bukuri natyrore, mikpritje të pakonkurueshme dhe siguri mbresëlënëse.

Sot mund ta themi me kokën lart dhe me krenari se Shqipërisë i është pastruar një herë e mirë imazhi i nxirë nga një e shkuar e rëndë shumëvjeçare. Siguria publike gjatë vitit 2023, ishte një test i rëndësishëm pasi certifikoi vendin tonë si një destinacion të sigurt turistik, me ZERO ngjarje kriminale të qëllimshme, ndaj jetës së turistëve të huaj të cilët zgjodhën Shqipërinë për të pushuar”, tha Balla.

Ministri u shpreh se ka filluar puna edhe për sezonin e ardhshëm turistik, teksa tha se si një forcë shtesë për garantimin e sigurisë do të jetë edhe Forca Kombëtare e Sigurisë Publike.

Sezoni i ri turistik 2024 do të ketë Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike si një forcë shtesë për garantimin e sigurisë në destinacionet kryesore turistike.  Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe agjencitë e tjera do duhet të garantojnë plazhe të lira dhe bregdet të pastër, nga Velipoja deri në Ksamil”, theksoi Balla.

Ndalur te Policia e Shtetit, Balla tha se procesi i vetëpastrimit do të vijojë. Ai bëri me dije se do të ketë ndryshime rrënjësore në Ligjin për Policinë e Shtetit.

Po përgatisim ndryshime rrënjësore në Ligjin për Policinë e Shtetit, jemi në fazën finale, para miratimit në Qeveri, për ta dinamizuar dhe energjizuar trupën drejtuese të Policisë dhe përmirësuar karrierën”, tha Ministri.

Balla theksoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike mbeten prioritet kryesor. Ai u shpreh se hetime komplekse në bashkëpunim me SPAK po çmontojnë grupe të përfshira në ngjarje të rënda, si vrasje, apo trafiqe e pastrime parash.

Teksa foli në gjuhën e shifrave, Balla bëri me dije se gjatë vitit 2023 janë finalizuar 1195 operacione policore, ku janë goditur 47 grupe kriminale, kryesisht për: kultivim, prodhim, shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike, për kryerjen e ngjarjeve kriminale dhe për vjedhje.

Sipas Ministrit, po ashtu ka patur edhe një rënie të numrit të vrasjeve kriminale, ku gjatë vitit 2023 u regjistruan 35 ngjarje, krahasuar me 107 në vitin 2013.

Balla tha se viti 2023 ka shënuar një rënie edhe në numrin e aksidenteve rrugore. Sipas tij, janë regjistruar 1228 aksidente rrugore me pasoja të rënda nga ku kanë humbur jetën 191 persona dhe janë plagosur rëndë 187 persona.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Orkestra Simfonike koncert më 20 shtator, dirigjenti italian Quadrini: Do sjellim një copë magjie

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…

12 hours ago

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit: I përkisni Evropës, të afrojmë tregjet e rajoni me atë të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…

12 hours ago

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…

13 hours ago

Procedohet penalisht 37- vjeçari, mbante një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen…

13 hours ago

Vllaznia, test me Tërbunin para Bylisit – Kuqeblutë mundën pukjanët 1-0, bindin lojtarët e stolit

Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së…

13 hours ago

Nis raundi i dytë i aplikimeve në universitet në datat 19–21 shtator nga u-Albania

Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin…

13 hours ago

This website uses cookies.