Categories: AktualitetLajme

Balla: Çdo punonjës i policisë të zgjedhë mes uniformës, apo bashkëveprimit me krimin!

Ministri i brendshëm Taulant Balla vazhdon me vendosmëri thirrjet për vetëpastrimin e Policisë së Shtetit. Nga Pika e Kalimit Kufitar e Kakavijës ku  mori pjesë në një aktivitet në krah të të Ngarkuarit me Punë të SHBA në Tiranë David Wisner, ministri Balla deklaroi se ka ardhur koha që çdo punonjës i Policisë së Shtetit të zgjedhë mes uniformës, zbatimit të ligjit apo bashkëveprimit me krimin.

“Procesin e vetëpastrimit në Policinë e Shtetit duhet ta vazhdojmë çdo ditë në mënyrë sistematike, për ta çuar këtë proces në një nivel tjetër. Sepse në një nivel tjetër duhet të çojmë besueshmërinë e qytetarëve shqiptarë tek Policia. Sa më shumë luftojmë korrupsionin brenda policisë së Shtetit, aq më shumë rritet besimi i qytetarëve”, theksoi Balla nga Gjirokastra.  

Duke iu drejtuar forcave kufitare në jug të vendit, ministri u ndal tek rasti i arrestimit të një zyrtari policie në Kapshticë.

“Para pak ditësh AMP në bashkëpunim me Prokurorinë goditën një rast që nuk është i vetëm, brenda nesh, që me uniformën e Policisë së Shtetit bashkëpunonte me krimin në trafik të lëndëve narkotike. Do të jemi shumë të fortë, shumë të ashpër për të luftuar këtë fenomen në Policinë e Shtetit në gjithë këto vite, pa asnjë tolerancë sepse synimi ynë është që ta bëjmë Policinë e Shtetit institucionin më të besuar në këtë vend”, ishte thirrja e ministrit  Balla.

Një ditë më parë, ministri Balla firmosi urdhrin që ka bashkëlidhur formularin për vetëdeklarim të çdo punonjësi policie, nëse ka patur akses në aplikacionet SKY ECC/Encro Chat.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.