Balla: Çojmë përpara procesin e vetëpastrimit të Policisë. INTERPOL, rol kyç në goditjen e narkotikëve
“Shqipëria është e përkushtuar në luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe narkotikëve”, ka qenë kjo deklarata e Ministrit të Brendshëm Taulant Balla në fjalën hapëse në konferencën e 51-të Rajonale të INTERPOL.
Ministri deklaroi se është i vendosur për të çuar para procesin e vetëpastrimit të Policisë së Shtetit. Ai theksoi se duhet bërë më shumë për të marrë hapat e duhur për të kapur e ndëshkuar korrupsionin brenda policisë e për të nxjerrë para drejtësisë policët e korruptuar.
“Ne e dimë që duhet të bëhet më shumë për të marrë hapat e duhura për të kapur e ndëshkuar korrupsionin brenda Policisë dhe për ti sjellë para drejtësisë oficerët e korruptuar. Kam vendosur të çoj përpara procesin e vetëpastrimit të policisë së shtetit. Krimet po rriten në çdo vend të botës.
INTERPOL organizata më e mirë globale për të pasur bashkëpunime.
INTERPOL partneri më i besuar për t’i asistuar Policisë për çdo vend anëtar që të punojnë direkt me shtetet e tjera anëtare dhe mes vendeve që nuk kemi lidhje diplomatike”, u shpreh Balla.
Ky i fundit ndërsa solli në vëmendje operacionin e zhvilluar një muaj më parë nga Polici e Shtetit, nënvizoi se INTERPOL ka një rol kyç për goditjen e narkotikëve.
“Gjatë muajit të kaluar një operacion i madh u mbajt nga policia dhe jam i lumtur për rezultatet. Roli i INTERPOL është kryesor për të asistuar vendet anëtare për të ndaluar këtë fenomen.
Shqipëria mbetet e përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe narkotikëve.
Kemi marrë hapa të rëndësishëm për të bërë një reformë në sistemin e drejtësisë dhe keni nisur të mbledhim rezultatet. Lufta që kemi është kryesore për të gjetur personat fajtorë e për ti çuar para drejtësisë.
Rezultate që kemi arritur deri më tani janë vetëm fillimi”, theksoi Balla.