Balla: Çojmë përpara procesin e vetëpastrimit të Policisë. INTERPOL, rol kyç në goditjen e narkotikëve

“Shqipëria është e përkushtuar në luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe narkotikëve”, ka qenë kjo deklarata e Ministrit të Brendshëm Taulant Balla në fjalën hapëse në konferencën e 51-të Rajonale të INTERPOL.

Ministri deklaroi se është i vendosur për të çuar para procesin e vetëpastrimit të Policisë së Shtetit. Ai theksoi se duhet bërë më shumë për të marrë hapat e duhur për të kapur e ndëshkuar korrupsionin brenda policisë e për të nxjerrë para drejtësisë policët e korruptuar.

“Ne e dimë që duhet të bëhet më shumë për të marrë hapat e duhura për të kapur e ndëshkuar korrupsionin brenda Policisë dhe për ti sjellë para drejtësisë oficerët e korruptuar. Kam vendosur të çoj përpara procesin e vetëpastrimit të policisë së shtetit. Krimet po rriten në çdo vend të botës.

INTERPOL organizata më e mirë globale për të pasur bashkëpunime.

INTERPOL partneri më i besuar për t’i asistuar Policisë për çdo vend anëtar që të punojnë direkt me shtetet e tjera anëtare dhe mes vendeve që nuk kemi lidhje diplomatike”, u shpreh Balla.

Ky i fundit ndërsa solli në vëmendje operacionin e zhvilluar një muaj më parë nga Polici e Shtetit, nënvizoi se INTERPOL ka një rol kyç për goditjen e narkotikëve.

Gjatë muajit të kaluar një operacion i madh u mbajt nga policia dhe jam i lumtur për rezultatet. Roli i INTERPOL është kryesor për të asistuar vendet anëtare për të ndaluar këtë fenomen.

Shqipëria mbetet e përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe narkotikëve.

Kemi marrë hapa të rëndësishëm për të bërë një reformë në sistemin e drejtësisë dhe keni nisur të mbledhim rezultatet. Lufta që kemi është kryesore për të gjetur personat fajtorë e për ti çuar para drejtësisë.

Rezultate që kemi arritur deri më tani janë vetëm fillimi”, theksoi Balla.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…

3 hours ago

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

3 hours ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

3 hours ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

3 hours ago

Arnautovic dhe Calhanoglu fundosin Lazion dhe i japin Interit gjysmëfinalen kundër Milanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…

3 hours ago

Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…

3 hours ago

This website uses cookies.