Categories: AktualitetLajme

Balla dhe Duka kundër dhunës në stadiume dhe trukimit të ndeshjeve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, që ka për qëllim bashkimin e forcave kundër dhunës në stadiume, përmirësimin e menaxhimit të turmës, mbrojtjen e të drejtave të të gjithë të pranishmëve që ndjekin aktivitetet sportive dhe kundër paracaktimit të rezultateve në garat sportive.

Gjithashtu Policia e Shtetit do të kujdeset për sigurinë e ekipit tonë kuqezi gjatë pjesëmarrjes në Kampionatin Europian. 

Duke theksuar rëndësinë e këtij dokumenti, Ministri Balla gjatë kësaj ceremonie u shpreh se “dokumenti përmban masa konkrete për parandalimin dhe trajtimin e dhunës në stadiume, përmirësimin e menaxhimit të turmës dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë të pranishmëve që ndjekin aktivitetet sportive.”

Sa i përket parandalimit dhe frenimit të fenomeneve të dhunës dhe sjelljeve antisportive, Balla vuri në dukje se “për fat të keq ndeshjet e futbollit, sidomos ato të kampionateve kombëtare, kanë qenë herë pas here dëshmitare të incidenteve të dhunshme dhe sjelljeve antisportive, që kanë cenuar imazhin e sportit dhe kanë rrezikuar jetën e tifozëve dhe lojtarëve. Ky memorandum synon të adresojë pikërisht këto probleme në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme.”

Në memorandum parashikohet edhe bashkëpunimi në lidhje me trukimet e ndeshjeve apo fenomeneve të tjera të paligjshme.

“Nëpërmjet këtij memorandumi, Ministria e Brendshme dhe Federata Shqiptare e Futbollit angazhohen të bashkëpunojnë ngushtësisht për të hartuar dhe zbatuar politika gjithëpërfshirëse kundër dhunës dhe paracaktimit të rezultateve në garat sportive.  Së bashku do të përqendrojmë forcat tona në masa parandaluese, iniciativa edukative dhe ndërgjegjësuese, si dhe në masa ndëshkimore të rrepta për shkelësit,” shtoi Ministri.

Ministri i Brendshëm është i njohur për pasionin e hershëm për sportin, e futbollin veçanërisht, dhe njihet si një ndër përkrahësit më të zjarrtë të ekipit kombëtar. 

Këtë vit, Shqipëria ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u kualifikuar për Kampionatin Evropian. Ky është një moment krenarie për të gjithë vendin dhe një dëshmi e përpjekjeve të palodhshme të lojtarëve, trajnerëve dhe gjithë stafit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ky kualifikim na kujton rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkushtimit të përbashkët për të arritur objektiva të mëdha”, nënvizoi Balla.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

12 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

12 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

13 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

13 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

13 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

13 hours ago

This website uses cookies.