Categories: AktualitetLajme

Balla: Do kontrollojmë në kohë reale të gjithë territorin dhe kufirin nga ajri

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë të ditur se Policia e Shtetit dhe IKMT do të kenë në prej sot në dispozicion avionët pa pilot për kontrollin e territorit kundër kultivimit të bimëve narkotike, krimeve mjedisore në pyje, lumenj, ndërtime pa leje, për luftën kundër kalimit të paligjshëm të kufirit, evidentimin e mjeteve lundruese në det, kontrollin dhe monitorimin e trafikut apo incidenteve rrugore edhe nga ajri, si dhe ndjekjen e mjeteve personave në rast të ngjarje kriminale.

Duke folur nga Baza Ajrore në Kuçovë ku pa nga afër avionët pa pilot të Forcës Ajrore, Balla tha se Policia e Shtetit dhe IKMT do të kenë prej sot mundësinë e kontrollit në kohë reale të gjithë territorit dhe kufirit nga ajri.

“Kapaciteti i ri i Forcave Ajrore, sikurse është rënë dakord, do të përdoret edhe nga agjencitë e tjera ligjzbatuese, qoftë Policia e Shtetit, qoftë IKMT, që kanë depozituar pranë Shtabit të Përgjithshëm të FA, kërkesat specifike për përdorimin e tyre. Synimi është një kontroll më i mirë i territorit dhe nga ajri. Policia e Shtetit nevojën e ka kryesisht për monitorimin nga ajri të territorit lidhur me aktivitete apo fenomene sikurse është p.sh. kultivimi i kanabisit. Na nevojitet një koordinim mes tokës dhe ajrit për të kontrolluar sa më mirë territorin,” nënvizoi Ministri Balla.

Më tej, ai u ndal në reagimin shumë më të shpejtë në kohë, përmes avionëve pa pilot, lidhur me nevojat e policisë.

“Përmes këtij avioni pa pilot ne mund të zëvendësojmë fare mirë kontrollin nga ajri që dikur është bërë me helikopter. Procedura e futjes në veprim të avionëve pa pilot është shumë më e shpejtë sesa ajo që ishte për helikopterët. Këto beteja fitohen kur ti kursen kohë,” theksoi ministri.

Duke folur rreth mundësive të tjera të përdorimit për qëllime civile, Balla nënvizoi se “aktualisht qëllimi ynë është sezoni turistik. Na duhet të kontrollojmë përgjatë gjithë bregdetit të gjitha fenomenet, depozitimet e mbetjeve dhe çdo problematikë tjetër, se nuk janë vetëm ndërtimet pa leje, por edhe krimet mjedisore, dëmtimi i pyjeve etj..”

Sa i përket aspekteve ligjore e procedura të përdorimit të këtij mjeti të sofistikuar teknologjik në dispozicion të Forcave të Armatosura, Ministri i Brendshëm sqaroi se “brenda kësaj jave mund të dalë vendimi i qeverisë, por jemi dakordësuar me Ministrin Peleshi që të nisim tashmë nga puna, sepse është edhe porosi e Kryeministrit Rama që këtë kapacitet teknologjik shumë të rëndësishëm ta vendosim sa më shpejt në funksion, me qëllim për përdorimin në problematike të natyrës civile.”

Balla tha gjithashtu se “sot është misioni i parë, pra kemi filluar punën dhe ndaj keqbërësve sot japim një mesazh të qartë që Republika e Shqipërisë ka një kontroll të territorit në të gjithë dimensionet, përfshirë edhe nga ajri.”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku tha se “me një fluturim duhet të përmbushim nevojat e të gjitha agjencive ligjzbatuese dhe ky është një kapacitet që mund të përdoret për të gjitha nevojat që ka Policia e Shtetit. Ne i kemi identifikuar llojet e operacioneve policore për të cilat do të kërkojmë mbështetje për përdorimin e tyre. Duhet të bëjmë një fotografim të përgjithshëm të gjendjes aktuale për të gjitha paligjshmëritë, qoftë krimet mjedisore, qoftë kultivimin e bimëve narkotike. Do na duhet edhe për operacionet e kërkim shpëtimit përgjatë sezonit turistik si dhe çështje që lidhen me menaxhimin e trafikut, pasi parashikohet një tejkalimin i flukseve në rrugë dhe do na duhen pamje filmike.”

Drejtori i IKMT Ervin Hoxha u shpreh se “avionët pa pilot do të rrisin së tepërmi cilësinë e inspektimeve. Nëse deri dje kemi inspektuar përmes korespondencave, rekomandimeve, informacioneve apo denoncimeve, sot do të kemi një inspektim të drejtpërdrejt më të saktë sa i përket vendndodhjes dhe shkeljeve në territor.”

Eksperti i FA sqaroi se “avionët pa pilot që ne disponojmë kanë një cilësi të lartë të fotografive ajrore nga lartësi të ndryshme dhe do t’i shërbejnë vendimmarrjes suaj dhe institucioneve të varësisë, përfshi edhe IKMT.”

Gjatë kësaj ceremonie u bë edhe një fluturim demonstrues për të parë konkretisht se çfarë të dhënash siguron dhe çfarë lehtësish ofron avioni pa pilot.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Emisioni “Emocionet e pasndeshjes”/Të ftuarit analizojnë sfidën Vllaznia-Teuta

Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…

43 minutes ago

Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës/Shkodranët marrin provizorisht vendin e parë me 25 pikë

Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…

45 minutes ago

Në kujtim të Zef Dedës/Homazhe në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar

Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…

47 minutes ago

Lëvizjet në pikat kufitare/Rreth 6000 persona kanë lëvizur në 24 orë në Muriqan

Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…

49 minutes ago

Alergjitë tek moshat e treta/ Duda: Kohët e fundit janë shtuar rastet e reja

Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…

51 minutes ago

Rijetëzimi i pazarit të Shkodrës/ Punimet për rikualifikimn e Zdrales po vijojnë

Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…

53 minutes ago

This website uses cookies.