Categories: Lajme

Balla: Do të bëjmë çmos që gjaku i dëshmorëve të mos tradhtohet nga radhët e Pol…

Balla: Do të bëjmë çmos që gjaku i dëshmorëve të mos tradhtohet nga radhët e Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kryer homazhe në nder të policëve të rënë në krye të detyrës.

Përmes një postimi në Facebook, Balla ka përkujtuar 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të komisar Gani Malushit, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në vitin 2003. Balla shpreh mirënjohjen ndaj tij dhe dëshmorëve të tjerë, ndërsa premton se do të bëjë gjithçka që gjaku i tyre të mos tradhtohet më kurrë nga brenda Policisë së Shtetit.

Po ashtu Balla thekson qëndrimin e tij për të pastruar brenda Policisë së Shtetit lidhjet me krimin.

“Sot 20 vite më parë Policia e Shtetit humbi një nga oficerët e saj më të mirë, për nga përgjegjësitë e vështira që mori mbi supe dhe standardin e ndershmërisë dhe profesionalizmit që ai vendosi me punën e tij.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do t’i jenë gjithmonë mirënjohës Komisar Gani Malushit, Dëshmor i Atdheut, për gjithçka ai bëri për rivendosjen e shtetit dhe të ligjit në Tropojë, Berat, Librazhd, Krujë, Kukës etj.

Po sot 14 vite më parë, po në Durrës, ranë në krye të detyrës katër dëshmorët e Atdheut: Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, të cilëve jemi gjithashtu mirënjohës dhe do të bëjmë gjithçka që gjaku i tyre të mos tradhëtohet më kurrë nga brenda Policisë së Shtetit.

Prej ditës së parë në krye të Ministrisë së Brendshme kam kërkuar dhe do të bëj gjithçka të pastroj brenda Policisë së Shtetit fijet e rrjedhjes tek krimi të informacioneve sensitive të punës dhe aksioneve policore.

Ky është për mua një karshillëk poshtërues për gjakun e dëshmorëve të Policisë së Shtetit dhe për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë. Përvecse është edhe shembulli më i keq dhe më demotivues, për punonjësit e Policisë në vartësinë e drejtorëve dhe shefave, që tradhëtojnë shokët dhe misionin e Policisë së Shtetit,” shkruan Balla.

Burimi

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

3 hours ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

3 hours ago

Loti 2 i rrugës së Dukagjinit – Kryetari i Bashkisë Shkodër inspekton punimet në pjesën Lotaj- Ndërlysaj

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…

3 hours ago

Të rinjtë që frymëzojnë –  Lorela dhe Elia janë vlerësuar si aktiviste të spikatura edhe nga AKR

Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…

4 hours ago

Projekte transformuese në Malësi të Madhe – FSHZH projekt 2 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së turizmit

Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…

4 hours ago

Takimet autoriale në bibliotekë – Koloreto Cukali ishte i ftuar për librin “Marshi funebër i gjelave të detit”

Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…

4 hours ago

This website uses cookies.