Balla: Do vijojë vetingu i funksioneve drejtuese në Policinë e Shtetit

Balla
“Do vijojë vettingu i funksioneve drejtuese në Policinë e Shtetit”, kështu ka deklaruar Ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili e sheh procesin e vetëpastrimit të lidhur ngushtësisht me garantimin e integritetit të drejtuesve të policisë.
Sipas Ballës, vettingu i i funksioneve drejtuese në Policinë e Shtetit do rrisë edhe më tej besueshmërinë e drejtuesve brenda organizatës e do forcojë besimin e qytetarëve.
“Procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të drejtuesve të Policisë. Për këtë qëllim do të vijojë vetingu i funksioneve drejtuese në Policinë e Shtetit si një mekanizëm i domosdoshëm vlerësimi, i cili rrit besueshmërinë e drejtuesve brenda organizatës, por edhe forcon besimin e qytetarëve. Përgëzime Trupave Vlerësuese dhe drejtuesve të AMP për punën voluminoze”, tha Balla.