Balla ftesë të rinjve: 100 kuota të lira në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit

Gjatë prezantimit të p/ligjit të ri “Për Policinë e Shtetit”, në Komisionin e Sigurisë, ministri i Brendshëm Taulant Balla bëri një ftesë për të rinjtë e të rejat që kanë mbaruar gjimnazin, të konsiderojnë si mundësi aplikimi edhe Akademinë e Sigurisë. Aplikimet janë të hapura nga data 30 korrik deri në 4 gusht, përmes portalit UAlbania.

“Unë u bën thirrje dhe i ftoj maturantët që janë ende në dilemën për zgjedhur rrugën e karrierës së tyre, që të konsiderojnë edhe ofertën e Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, për t’u bërë pjesë e Akademisë së Sigurisë. Këtë vit kemi 100 kuota në nivelin “Bachelor”, në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit. Ata që do të përfundojnë këtë cikël 3-vjeçar, janë përfitues të drejtpërdrejtë të gradës “Nënkomisar”, tha ministri Balla.

Gjatë fjalës në Kuvend, ai nënvizoi se në bazën ligjore në fuqi, ka patur një mangësi me heqjen e mundësisë së studimit në Akademi, në sistemin “Bachelor”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.