Balla: Ligj i ri për Policinë e Shtetit. Zyra e Rikuperimit të Aseteve, për të gjurmuar pasuritë e krimit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë me dije se do të ketë një ligj të ri për Policinë e Shtetit, që do të çojë në një reformim. Në një deklaratë për mediat, pas takimit koordinues me donatorë, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, Balla tha se përmes këtij ligji do të garantohet një sistem karriere brenda policisë, i bazuar në rezultatet e punës së secilit.

Po ashtu, Balla tha se një tjetër propozim është edhe një reduktim i numrit të gradave, për t’i dhënë mundësi edhe të rinjve që të bëjnë karrierë deri në nivelet më të larta në Policinë e Shtetit.

Pas kaq shumë viteve reflektim mbi të gjitha nevojat që ka një proces reformimi i mëtejshëm i Policisë së Shtetit, erdhi dhe momenti për të bërë një ligj të ri për Policinë e Shtetit që të garantojë një sistem karriere brenda policisë që të lidhet me punën e secilit punonjës në polici. Kemi propozuar një reduktim të numrit të gradave brenda gjithë nivelit të strukturës dhe gradave në polici, me qëllim që t’i japim më shumë mundësi të rinjve që të bëjnë përpara në karrierën e tyre deri në nivelet më të larta në Polici. Fokusi im mbete edhe pjesa e trajtimit të duhur financiar dhe vlerësimit të punës së punonjësve të Policisë.

Ka një moment tjetër që lidhet me një ndarje përfundimtare të bllokimit të çdo lloj ndërhyrje sa i përket procesit të emërimeve brenda policisë. Kemi krijuar disa struktura të reja që bëjnë vlerësimin dhe ndihmojnë drejtorin e përgjithshëm në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për pozicionet drejtuese dhe kemi futur edhe konceptin e mandatit. Jo vetëm drejtori i përgjithshëm ka një mandat të caktuar kohorë, por edhe drejtorët dhe drejtoritë vendore të policisë, kanë dhe ata një mandat që lidhet me performancën. Duam të garantojmë drejtues të policisë në nivel vendor që të jenë të sigurt, të fortë dhe udhëheqës në atë mandat që kanë për të garantuar luftë më efikase kundër çdolloj forme kriminaliteti. Ligji i ri do përputhet me pritshmërinë për të thelluar progresin në këtë revansh të luftës kundër krimit”, tha Balla.

Po ashtu ai theksoi se Zyra e Rikuperimit të Aseteve do të jetë një instrument brenda Policisë së Shtetit që do të shërbejë për të gjurmuar pasuritë e krijuara nga aktiviteti kriminal dhe korrupsioni. Ministri Balla bëri me dije se, përmes një bashkëpunimi me Gjermaninë, po krijohet edhe një aplikacion komunikimi që do të përdoret vetëm brenda Policisë së Shtetit, për të shmangur përdorimin e aplikacioneve të njohura, që përdoren nga të gjithë.

Zyra e Rikuperimit të Aseteve është një instrument brenda Policisë së Shtetit që do të gjurmojë pasuritë e fshehura, të krijuara nga aktivitetet kriminale dhe korrupsioni. Është një model i mirë në disa prej vendeve të BE, e kemi vendosur këtë si një prej atyre objektivave të rëndësishëm në kuadër të rrugës së Shqipërisë së BE. Është diçka që i kishte munguar strukturës së policisë sa i përket pjesës në luftën kundër krimit të organizuar. Parimi ‘ndiq paranë’ rezulton i suksesshëm në luftën kundër krimit. Na duhet një punë hetimore shumë efikase për të identifikuar, gjetur dhe konfiskuar asete dhe llogari bankare që krimi ka krijuar dhe fituar. Shpresojmë se do të kemi edhe mbështetjen e opozitës në këtë luftë kundër krimit.

Po punojmë me Gjermaninë për të patur brenda Policisë së Shtetit një sistem të ri komunikimi, duke mos përdorur aplikacionet e njohura deri më tani që përdoren nga të gjithë, por të kemi aplikacionin tonë të komunikimit i cili të monitorojë çdo lloj forme komunikimi brenda Policisë së Shtetit. Zbatimi do të jetë brenda pak kohësh”, theksoi Balla.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rama: Arsimi profesional, garanci që mos iu mbeten fëmijët pa punë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Elbasani se arsimi profesional është instrumenti i garancisë që…

6 mins ago

Kur ndodh ekuinoksi i vjeshtës për vitin 2024?

Ekuinokset ndodhin dy herë në vit, ku dita dhe nata janë afërsisht të njëjtën gjatësi…

18 mins ago

Ushtria ruse nën trysni përpiqet të rekrutojë mercenarë të huaj

Moska vendosi këtë javë të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake, një tregues i mbingarkesës me…

22 mins ago

Përmbytjet në Itali – Një i zhdukur, 1500 persona të evakuuar në Emilia-Romagna

Moti i keq që goditi një pjesë të madhe të rajonit italian të Emilia Romanjas…

1 hour ago

Lamine Yamal, i pari U18 me mbi 10 ndeshje në Champions

Lamine Yamal është në histori me ndeshjen e luajtur kundër Monakos. Sulmuesi i Barcelonës i…

1 hour ago

Alexander Arnold kërkon të blejë klubin francez

Një lajm i bujshëm vjen nga Franca. Gazeta sportive franceze, “L'Equipe” zbulon se mbrojtësi i…

1 hour ago

This website uses cookies.