Categories: LajmePolitikë

Balla: Ligj të ri për Policinë e Shtetit dhe gjurmimin e parave të krimit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla paralajmëroi se do të bëhen disa ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit deh për zyrën e rikuperimit të aseteve të krimit.

Në mbyllje të konferencës ndërkombëtare të INTERPOL që u zhvillua në Tiranë, Balla tha se do të forcohen edhe më shumë metodat dhe mënyrat për të ndjekur paratë e krimit dhe të nxjerrin të arratisurit para drejtësisë.

“Ne do të bëjmë disa ndryshime për një ligj të ri për Policinë e Shtetit dhe zyrën e rikuperimit të aseteve për të gjurmuar krimin e organizuar. Kjo është mënyra për të luftuar krimin e organizuar duke shkruar te paratë e tyre. Do vijojmë  bashkëpunimet të krijuar besimin te publiku dhe luftuar pandëshkueshmërinë dhe sjellë para drejtësisë të gjithë të arratisurit”, tha Balla.

Ministri u shpreh se Shqipëria do të rrisë edhe më shumë forcat në luftën ndaj krimit kibernetikë dhe terrorizmit, ndërsa shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të rritur asistencën dhe buxhetin në mbështetje të INTERPOL.

“Në analizat e thella mund të identifikohen modelet e krimit dhe ndërhyrja në kohë për parandalimin e tyre. Kjo përfshinë përdorimin e teknologjive të avancuara [për monitorimin e komunikimeve dhe transaksioneve bankare si dhe shkëmbimin  e informacionit në kohë reale mes organizatave tona ligjzbatuese. Duhet një qasje e unifikuar që të gjithë aktorët e përfshirë të punojnë për të ndërtuar strategji të përbashkëta kundër atyre që kërkojnë të cenojnë sigurinë dhe stabilitetin në Evropë dhe botë. Terrorizmi dhe krimet kibernetike janë sfidat më të mëdha në epokën tonë digjitale dhe ndërhyrja në kohë mund të parandaloj këtë krim. Sheh gatishmërinë tonë për të rritur asistencën tonë dhe buxhetin në mbështetje të asaj që Interpol bën”, tha Balla.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthehet gara për Avokatin e Popullit – Seancë në Komisionin e Ligjeve më 13 shkurt

Në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për muajin shkurt, është planifikuar procesi i zgjedhjes së…

1 day ago

Deputetët britanikë në Muzeun e Kujtesës / Ligjvënësit konservatorë u njohën me persekucionin 45- vjeçar në Shqipëri

Një grup deputetësh konservatorë të Parlamentit britanik, që po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri, ishin…

1 day ago

Shpërndante drogë afër shkollave – Prangoset nga policia pas disa javëve hetime 28 – vjeçari

Një i ri, 28- vjeçar, është arrestuar nga policia e Lezhës, pas një hetimi disa…

1 day ago

Rritja e popullsisë shqiptare në Mali të Zi – Emigrimi është ulur dhe pozita e shqiptarëve është forcuar vitet e fundit

Krahasuar me regjistrimin e parafundit në Mal të Zi, numri i shqiptarëve në Censusin e…

1 day ago

81-vjetori i vrasjes së Vasil Shantos / Pranë memorialit të heroit u vendosën kurora nga organizatorët

Data 1 shkurt shënon 81-vjetorin e vrasjes së heroit Vasil Shanto. Në memorialin e tij,…

1 day ago

Skema e granteve për të rinjtë / Bashkia Shkodër mbështet projekt-idetë në fushën e turizmit dhe bimëve dekoratike

Morena Grimaj dhe Enrik Shllaku janë përfitues të drejtpërdrejtë të skemës së granteve për të…

1 day ago

This website uses cookies.