Balla: Lufta kundër kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike vijon çdo ditë!
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka përgëzuar aksionin e fundit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, e cila ka arritur të asgjësojë mbi 11 mijë bimë kanabis.
“Lufta kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike vijon çdo ditë ” shkruan Balla në postim. Sipas ti “Shqiptarët presin një #territoripastër nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike”.